Vetëm njëri nga katër shqiptarët e ka kënduar himnin e Zvicrës para ndeshjes me Brazilin

18 Shares Share Messenger

Granit Xhaka ishte futbollisti i vetëm shqiptar që këndoi himnin e Zvicrës para ndeshjes me Brazilin.

Në rreshtimin në fushë para duelit ndaj Brazilit, pamjet filmike treguan qartë se si Shaqiri, Xhemajli e Behrami qëndruan pa lëvizur ndërsa dëgjohej muzika e himnit ndërsa Granit Xhaka filloi ta këndonte atë, ndonëse jo me aq entuziazëm sa shumë shokë të tjerë të skuadrës.

Më përpara, qëndrimi pa kënduar gjatë himnit i futbollistëve me origjinë shqiptare, apo edhe lojtarëve të tjerë të kësaj përfaqësueseje me origjinë nga vende të tjera, është kthyer në objekt polemikash.

Në Zvicër insistojnë se në rastin e Valon Behramit, kjo i ka kushtuar edhe shiritin e kapitenit të përfaqësueses, duke ia kaluar atë Lihtshtajner.

 

Share Messenger

Më të lexuarat