Vetëm në Prishtinë 92 raste të reja me koronavirus, të infektuarit e tjerë vijnë nga këto komuna

Share Messenger

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë ndërruar jetë tre pacientë, 197 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 48 janë shëruar.

Aktualisht numri i rasteve aktive ka shkuar në 2.478.

Si rëndom për nga numri i rasteve pozitive me COVID-19 prin Prishtina, me 92 raste të reja.

Më pas radhitet Fushë-Kosova, Gjilani e Gjakova.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Share Messenger

Më të lexuarat