Veseli tregon për cka përlahet me gruan e tij

Share Messenger

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka folur rreth kohës së tij të lirë. Ai ka treguar për muzikën që dëgjon dhe librat të cilat i lexon.

I ftuar në emisionin Rubikon, i pyetur për librat që ai ka lexuar së fundi nuk ka përmendur specifikisht ndonjë libër që është duke lexuar përveç se ka treguar se banesa nuk është duke ia zënë librat, andaj për këtë arsye edhe është duke pasur konflikt me gruan e tij.

“Librat në fakt deri në vitin 2015-2016 të gjitha botimet çka kanë dal shumicën në mënyrë periodike i kam blerë, bilez kom konflikt kapak me grun se kom ble shumë e s’po kemi ku me i lanë se banesa e vogël, nuk po kemi vend po ia nxajnë udhën nganjëherë edhe ajo është dashamirëse e librave prandaj edhe s’po kemi ku me i lanë”, ka thënë Veseli.

Mirëpo Veseli i cili është duke kandiduar për kryeministër të Kosovës ka hezituar të tregojë se cilët janë titujt e tij më të preferuar. Ai ka thënë se nuk dëshiron të përmend tituj për shkak se njerëzit po bëjnë shaka.

“Ti më pyet mu për titujt e fundit po unë lexoj shumë, lexoj për nevoja profesionale edhe njerëzore të mijat për arsye se mendoj se libri e pasuron njeriun edhe nuk po përmendi tituj se tani njerëzit po bëjnë shaka se kur ja nisi nga Kadareja, Hygoja e deri te Cvajg”, ka thënë Veseli

Share Messenger

Më të lexuarat