Veseli: Isa e Ramushi, e rrëzuan vetveten

Share Messenger

Kadri Veseli, kandidat për kryeministër nga PDK ka thënë se ai nuk e ka rrëzuar as Isa Mustafën e as Ramush Haradinajn, si partnerë të qeverive të kaluara, por që ata e rrëzuan vetëveten.

Se kam rrëzu unë Isa Mustafën. E di më mirë se une se kush e ka rrëzu. Ju kam thënë të gjithëve se na duhet të bëhemi bashkë. Na ka shpëtu mençuria në Ramë Buje. Cka ka ndërru me neve, pse me ndërru me neve. Kemi qenë në rrugë të mirë. Me BE do të arrihet. Të shkojmë bashkërisht. Skam desht me rrëzu Mustafën, e as Ramushin. E kanë rrëzu vetëveten. Tre muaj ditë kemi bisedu me LDK’në. Isës vetëm iu rritke niveli i njerëzve kundër’’, ka thënë Veseli sonte në RTK.

Tutje, Veseli për Vjosa Osmanin e LDK’së dhe Vetëvendosjen ka thënë se s’kanë me i nxjerr diçka të mirë Kosovës.

‘’Vjosa e VV e kanë pasë një qëndrim. Edhe sot e kanë. Amerikanët sygjeronin demarkacionit. Vjosa ishte kundër. A kanë me i nxjerr dicka të mirë Kosovës, unë them që jo. Skam qejf me pa njerëz të zhgënjyer dhe këtë vend të dalë jashtë binareve’’

Share Messenger

Më të lexuarat