Vërshojnë reagimet e ashpra ndaj Besnik Bislimit i cili tha se do të hapen arkivat e UÇK’së

Share Messenger

Kryeministri Albin Kurti dialogun e kishte filluar me një kërkesë jo të zakonshme. Nga presidenti Vuciq kishte kërkuar shkarkimin e Velko Odaloviq, kryetarin e Komisionit për Personat e Zhdukur të Serbisë, me arsyetimin se ky i fundit nuk do të punojë lidhur me fatin e personave të pagjetur.

E tash, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, thotë se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UCK’në. Sipas reagimeve, ky dakordim nënkupton bërje të pazarit me UCK’në dhe “arkivat e saj” duke goditur njëkohësisht krerët e UCK’së.

Zgjedhjet në Rusi, opozita thotë se nuk do të jenë të lira .

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në”, ka thënë sot Bislimi.

Lidhur me këtë deklaratë të Bislimit kanë ardhur reagime të shumta, kjo për shkak se sipas këtyre reagimeve, UCK’ja nuk ka arkiva të mbyllura apo të hapura.

Nol Nushi i PSD’së ka thënë se ky është rezultati i Bislimit: Kur s’ka arkiva, Besniku i shpik. Ndërsa Klinaku i OVL UCK’së, ka thënë se UCK’ja ka vetëm “arkiva të hapura”.

Për “arkivat e hapura” foli edhe filozofi Blerim Latifi. Ky përmes një shkrimi në facebook publikoi disa fotografi nga dëmet e luftës në Kosovë që erdhën si rezultat i paramilitarëve dhe ushtrisë serbe.

“Qe njëri nga arkivat e UÇK-së, për ata që po kërkojnë të hapen ato!”, shkroi Latifi.

E gazetari Valon Syla tha se Kurti dikur kërkonte heqjen e Odaloviqit, e sot po bën e pazar UCK’në me “arkivat e saj”, ndërkohë që heronjtë e vërtetë të luftës janë në Hagë.

“Albin Kurti kërkonte heqjen e Odalovicit nga Aleks Vucici, por pikërisht me njerëzit e tij po e bënë pazar UÇK’në dhe ‘arkivat’ e saj. Tash me arkiva të Serbisë, dalin heronjë kusheritë e Besnik Bislimit, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, përderisa heronjtë e vërtetë i kemi në Hagë. Faleminderit që e çpluat fytyrën, se keni gjatë.”, shkroi Syla.

Për këtë deklaratë të Bislimit, publicistja Kimete Berisha kërkoi dorëheqjen e zëvendësit të Kurtit. Gjithashtu Bislimit i tha “Mos u bëj çetnik”.

Profesori Milazim Krasniqi tha se arkivat e Serbisë nuk kanë nevojë të hapen për shkak se ato janë të hapura në Hagë.

Gazetari Abit Hoxha tha se Bislimi ka deklaruar se do të hapen arkivat (që nuk ekzistojnë) të UCK’së, e si pasojë, në mbledhjen e radhës delegacioni serb do ta akuzojë Bislimin se në të vërtetë nuk ka hapur arkivat e UCK’së.

“Pra, zëvendëskryeministri deklaroi se do të hapen arkivat “inekzistente” të UCK’së, vetëm që në mbledhjen tjetër të akuzohet nga pala serbe se nuk ka nxjerr materiale nga arkivat”.

Share Messenger

Më të lexuarat