Vera Ora me mesazh motivues në muajin e ndërgjegjësimit: Bukuroshet e mia, ju lutem bëni kontrollet dhe ju burra përkrahini ato

Share Messenger

Nëna e këngëtares shqiptare e famë botërore, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora, ka qenë shpesh herë temë e mediave të huaja për historinë e saj të suksesit.Ajo vite më parë është përballur me sëmundjen e kancerit në gji, ku falë diagnostikimit të hershëm dhe kurajës kishte arritur që ta tejkalonte këtë sfidë, me të cilën përballen shumë gra anë e kënd globit.Me rastin e muajit tetor, që në botë njihet si muaji i ndërgjegjësimit me gratë e prekura nga kanceri i gjirit, nëna e yllit të famshëm ka shfrytëzuar ndikimin e saj në rrjetet sociale, për t’iu dhënë të gjitha grave një mesazh motivues.

Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi krah bashkëshortit të aj, Besnikut, në mbishkrimin e së cilës ua kujtoi të gjitha grave që të kryejnë me rregull kontrollet mjekësore dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.“Bukuroshet e mija të dashura, është muaji për të bërë kontrollat kryesore të jetës suaj, lufto kundër kancerit të gjirit. Mos hezito, shko për kontroll të lutem! E ju o burra/partnerë, ndihmoni dhe suportoni femrat e juaja se sëmundja afekton të gjithë të afërmit tuaj”, ka shkruar Vera Ora në Instagram.Aty nuk ka munguar edhe një koment i vajzës së tyre, super yllit Rita Ora, e cila ka shkruar “I dua prindërit e mi”.

Share Messenger

Më të lexuarat