Veprimi që bëri teksa priti në kolonë në Prishtinë befasoi të gjithë

8 Shares Share Messenger

Një qytetar i Prishtinës ka vendosur “të mos presë kot në kolonë”.

Një postim në profilin e Berat Hasanit në Facebook ka filluar që për një kohë të shkurtër të marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje.

Kjo pasi që, ky i fundit, përderisa ishte duke pritur në kolonë, kishte parë një shenjë të komunikacionit të larguar nga vendi.

Dhe, është vetë Hasani ai që ka vendosur të “mos presë kot”, por të ndërmarrë diçka.

“Pse me pritë në kolonë kur mundesh me ndreq diçka”, ka shkruar Hasani në postimin e tij, ku shihet teksa e rregullon shenjën.

Ky veprim është përshëndetur nga shumëkush në Facebook.

Image

Share Messenger

Më të lexuarat