Veliu i reagon ashpër Bulliqit: Neve nuk na ndalën as plumbat, e nuk na ndalin as bishtat e sakicave

Share Messenger

Ministri i Punëve të Brendshmë të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar ashpër pas një deklaratë të kandidatit për kryetar komune të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhon mas shpine bon”, ishte deklarata e Bulliqit që po quhet skandaloze nga Veliu dhe thotë se po përdor diskurs të nxitjes së vëllavrasjes.

Veliu thotë se LDK’në nuk e ndalën as plumbat, e nuk do ta ndalin edhe bishtat e sakicave që po përmend Bulliqi.

Ai ka ftuar llapjanët që ta ndëshkojnë me votë “sojin e Shpejtim Bulliqit”.

“Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës. Të dashtun qytetarë, Është skandaloze që një bashkëvendas i imi, i Enverit e Xhemës, në prani të një ish-Kryeministri, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes. Neve, nuk na ndalën as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat! I ftoj llapjanët që masovikisht ta ndëshkojnë me votë këtë soj”, ka shkruar Veliu.

Ndërsa, Bulliqi i cili vjen nga radhët e VV-së, në një video dëgjohet se teksa ishin duke biseduar, Bulliqi në prezencë të Kurtit ka ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.

“Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhon mas shpine bon”, kishte thënë Bulliqi, teksa ishte duke folur për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë./

Share Messenger

Më të lexuarat