Veliu godet Vjosa Osmanin, e quan tradhtare që nuk ka vend në LDK

Share Messenger

Duket se afërsia e tepërt e Vjosa Osmanit me liderin e VV’së, Albin Kurti, ka bërë që kryetarët e e Degëve të LDK’së dhe Kryesia e partisë të mos e përkrahin dhe mbështesin më.

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka hedhur akuza të rënda ndaj bashkëpartiakës së tij, Vjosa Osmanit, duke thënë se ajo po e tradhton LDK’në dhe nuk ka kuptim më që të rrijë në LDK.

“Të jesh zyrtare e një subjekti siç është LDK-së, dhe të punoj në një subjekt tjetër nuk është tjetër çka veç se tradhti, nuk ka kuptim më që Vjosa të rri në LDK”, tha ai në Pressing.

Kujtojmë se kryetarë e Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nëpër të gjithë vendin, kanë dalur me anë të një komunikate të përbashkët para dy dite ku kanë përkrahur Kryesinë e partisë për daljen nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Asnjë nga Kryetarët e Degëve të LDK’së nuk e ka përkrahur idenë e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila është kundër ndarjes me Vetëvendosjen./

Share Messenger

Më të lexuarat