Vdes moshën 49-vjeçare ish-portieri i PSG-së dhe Toulouse, Revault

Share Messenger

Ish-portieri i Paris Saint-Germain, Christophe Revault, ka vdekur në moshën 49-vjecare.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në shtëpinë e tij më 6 maj, raporton Klan Kosova.

Ish-portieri mbahet mend më së miri për kohën e tij në Toulouse, ku ai bëri mbi 200 paraqitje në kampionat, ndërsa ai gjithashtu pati bërë “magji” në Paris Saint-Germain, Rennes dhe Le Havre, shkruan “Mirror”.

Pas pensionimit në 2010, Revault u bë një drejtor sportiv në Le Havre , të cilët janë të famshëm për akademinë e tyre , ndërsa ai gjithashtu punoi si një skaut dhe një menaxher i përkohshëm.

Share Messenger

Më të lexuarat