Vdes edhe 32-vjeçarja që ishte në gjendje kome, pas aksidentit ku vdiqën katër persona në Ferizaj

Share Messenger

32 vjeçarja që ishte në gjendje kome në QKUK ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka pësuar më datën 06/06/2021.I.R, 32-vjeçare ishte aksidentuar në fshatin Koshare të Ferizajit, ku morën pjesë dy vetura dhe humbën jetën 4 persona.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në Ferizaj përmes një komunikate për media.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, se sonte, rreth orës 20:00, personi I.R ( F/SH/K), e moshës 32 vjeçare, ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të rënda, që kishte pësuar nga aksidenti i komunikacionit i datës 06.06.2021, që ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u aksidentuan dy automjete civile të udhëtarëve dhe humbën jetën 4 persona.Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pajetë, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Share Messenger

Më të lexuarat