Vazhdon numër i lartë i rasteve me COVID-19 në Kosovë

Share Messenger

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 144 raste pozitive me COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Këtu keni raportin e tyre:
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës. Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.908 testime, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121. Në total numri i rasteve aktive është 997”, thuhet në komunikatëne Ministrisë së Shëndetësisë.

Share Messenger

Më të lexuarat