Vazhdojnë përplasjet në Kuvend – Deputetja e Nismës thumbon Vjosa Osmanin: Kryetare pa parti

Share Messenger

Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi i ka reaguar kryepalamentares Vjosa Osmani, që në Kuvend të Kosovës iu referua të njëjtës si deputete pa grup parlamentar.“Deputete me grup, jam Arbëreshë Krasniqi. Deputete nga radhët e Nismës, tash nuk e di a jeni LDK, a qysh me ja bo kësaj pune. Mujte me thane me emër dhe mbiemër, nëse po të pengon emri i Nismës”, ka thënë deputetja Krasniqi.Megjithatë, Vjosa Osmani është arsyetuar se iu referohet në këtë mënyrë pasi që kështu thonë rregullat e Kuvendit.

“Zonja deputete ekzistojnë disa rregulla. Është çështje për qytetarët me e vlerësu kush ku është”, ka thënë Osmani.“Nuk është çështje për ty, pa stres pa komplekse”, ka shtuar deputetja.

Kësaj deklarate të deputetes iu është përgjigjur Osmani.

“Ju stres keni ju që spo mundeni me u bo me grup”, ka thënë kryeparlamentarja.Deputetja e Nismës e ka quajtur Osmanin kryetare të Kuvendit pa parti, duke thënë se tash e disa herë po diskutohet kjo çështje.

Share Messenger

Më të lexuarat