Vala e dytë e koronavirusit pritet të “shfaqet” gjatë dimrit, mund të jetë më e fuqishme sesa e para

Share Messenger

Vala e dytë e virusit COVID-19 pritet të “shfaqet” në Shtetet e Bashkuara gjatë dimrit dhe mund të jetë shumë më e fuqishme sesa e para, kjo për faktin se do të shfaqet në sezonin kur viruset janë më prezente.

Ky paralajmërim është bërë i ditur nga drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Robert Redfield.

Gjatë një interviste dhënë për “Washington Post” ai tha se SHBA-ja sigurisht se do ta kenë të njëjtën kohë epideminë e gripit dhe të koronavirusit, që sipas tij ky kombinim do të jetë shumë më i rëndë për sistemin kombëtar të shëndetësisë, që tashmë është goditur rëndë nga vala e parë.

Redfield ka shtuar se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është duke biseduar me zyrtarë lidhur me mundësinë e regjistrimit dhe trajnimin e vullnetarëve, me qëllim që të krijohet një forcë e re pune që do ta luftonte koronavirusin.

Share Messenger

Më të lexuarat