Ukraina thyen Turqinë, fiton edhe Serbia

Share Messenger

Grupi I flet në favor të Ukrainës. Skuadra e drejtuar nga Andriy Shevcenko ngjitet përkohësisht në krye me 14 pikë pas fitores 2-0 ndaj Turqisë, duke përfituar edhe nga ndërprerja e takimit Kroaci-Kosovë. Ekipi ukrainas dominoi kundërshtarët turq edhe pse e nisi ndeshjen me një gol të dyshimtë në minutën e 18 nga Andriy Yarmolenko.

Një gol që i dha frymëmarrje skuadrës vendase që gjeti edhe një tjetër gol në pjesën e parë me të njëjtin autor. Fati i kësaj sfide nuk ndryshoi deri në fund dhe tashmë Ukraina bëhet një nga pretendentet kryesore për t’u kualifikuar direkt në Kampionatin Botëror.

Sfida tjetër e këtij grupi dhuroi një surprizë. Finlanda kaloi 1-0 Islandën në Helsinki me një gol të Alexander Ring duke larguar nga ëndrra ruse ishullorët.

Në grupin D, Serbia konsolidon pozitat në krye me 15 pikë pas fitores 3-0 ndaj Moldavisë. Goli i parë u shënua nga Mijat Gacinovic, ndërsa Aleksandar Kolarov gjeti rrjetën e dytë. 9 minuta nga fundi, mbrojtësi i Romës regjistroi edhe golin e dytë personal për të kompletuar një fitore të lehtë për ballkanasit.

Uellsi ngjitet në vendin e tretë pasi mori tre pikë të arta ndaj Austrisë. Benjamin Ëoodburn rezultoi vendimtar në “Millenium Stadium” të Cardiffit me një gol të realizuar në pjesën e dytë duke e ngjitur Uellsin në vendin e tretë më 11 pikë. Sfida tjetër e këtij grupi mes Gjeogjisë dhe Irlandës u mbyll në barazim 1-1. Shane Duffy zhbllokoi takimin që në minutën e 4 por vendasit arritën të barazonin me Valeri Kazaishvili.

Share Messenger

Më të lexuarat