UEFA i mori licencën stadiumit në Mitrovicë, “shpërthejnë” analistët: Është turp

Share Messenger

Pasi Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi se UEFA i ka marr licencën stadiumit në Mitrovicë për t’u zhvilluar ndeshje ndërkombëtare, për shkak se ai është në gjendje shumë të keqe duke mos u mirëmbajtur fare, ani pse në të kanë hyrë miliona, njohësit e futbollit dhe analistët kanë shfryrë gjithë inatin në institucionet e vendin për këtë neglizhencë të tyre, shkruan Zëri.info.

Ish trajneri dhe tash analisti i futbollit Ardian Llumnica përmes një statusi në “Faceboook” e ka quajtur këtë turp për shtetin sesi e la në atë gjendje stadiumin.

Reagimi i plotë:

“Stadionit ne Mitrovic i mirret licenca !

Ndonëse u bë simpatik, ndonëse ne te hynen milionat, ai u bë “paqaver” per pak kohë dhe ju morrë licenca per te zhvilluar ndeshje nderkombetare .

Deshtim total i ministris se Kultures Rinis dhe Sportit dhe veq eshte turp se ka qenë mire me ja dhënë qasaj Trepqes qe u ndalu dje me pa si e mirëmbanë .

Per me maru apo renovu skemi me pas problem asnjëherë sepse aty eshte ” Leku”, ndersa a mirëmbahet a jo ska rendesi pastaj .

Ne vitin qe po vjen stadionin e Prishtines do ta kemi super te ngarkuar.

Ne te do te luajn, Kombetarja A, kombetarja U21, kombetarja e femrave si dhe 3 ekipet ne arenen nderkombetare ne Chamions dhe ne Europa ligë”, ka shkruar Llumnica.

Share Messenger

Më të lexuarat