U eliminua nga amatorët e Cultural, a ky është fundi i Simeones te Atletico?

Share Messenger

Atletico Madrid u turpërua në Kupën e Mbretit teksa u eliminua nga Clutural Leonesa, skuadër që militon në “Segunda Division B”, ose ndryshe në kategorinë e tretë të futbollit spanoll. Në Spanjë kanë nisur të qarkullojë një term i ri, “Culturalazo”, referuar pikërisht poshtërimit që iu bë “Los Colchoneros” nga skuadra e qyteit Leon (2-1).

Është e drejtë të mendosh se pas “mbretërimit” për një dekadë, “Cholismit” i ka ka ardhur fundi. Trajneri argjentinas, Diego Pablo Simeone, e ka të vështirë ta justifikojë këtë turpërim.

“Kundërshtari ynë tregoi ambicie dhe dëshirë për ta barazuar lojën. Mbaj mend veprimet e Vitolos, Saponjic, Saúl … Nuk ishim në gjendje të shënonim dhe përgjegjësia është absolutisht e imja. Jemi jashtë një kompeticioni të bukur, i cili nuk të lejon të bësh asnjë gabim. Urime për kundërshtarin, ndërsa ne duhet ta shohim mirë njëri-tjetrin në fytyrë”, ka thënë Simeone.

Me Realin dhe Barcelonën pretendentë kryesorë, është e vështirë të mendosh se Atletico mund të fitojë La Ligan, ndaj objektivi mbetet Championsi. Edhe në këtë kompeticion duhet kaluar menjëherë kampioni në fuqi, Liverpooli.

“Kam kaluar gjithmonë momente të ndërlikuara në sezonet e tjera. Mua nuk më ka dekurajuar as humbja e dy finaleve të Ligës së Kampionëve. Besoj plotësisht te lojtarët e mi. Një gjë e tillë nuk ishte menduar të ndodhte, por tani është realitet. Unë kam një skuadër të rëndësishme dhe jam i sigurt që rezultatet do të vijnë”.

A është ky fundi i një cikli? Simeonë e ka të qartë se duhet bërë diçka e jashtëzakonshme për ta fshirë këtë turp.

Share Messenger

Më të lexuarat