Turqi: Operacion për arrestimin e 271 ushtarëve

Share Messenger

Në disa provinca të Turqisë ka filluar operacioni për arrestimin e 271 ushtarëve për shkak të dyshimeve se kanë lidhje me imamin Fehtullah Gulen.

Operacioni policor ka filluar në orën 5 të mëngjesit dhe është duke vazhduar ende.

Ankara zyrtare akuzon klerikun Fehtullah Gulen qw gjendet në SHBA se qëndron prapa tentim grusht shtetit në korrik të vitit 2016.

Që nga koha e tentim grusht shtetit autoritetet turke kanë arrestuar 160 mijë persona lidhur me këto dyshime.

Share Messenger

Më të lexuarat