Trusti sqaron se kur mund të tërhiqet 10-përqindëshi nga qytetarët

Share Messenger

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) ka sqaruar çështjen e 10-përqindëshit për konsumatorët.

Nga ky fond është thënë se në momentin kur dekretohet ky ligj nga presidenti Hashim Thaçi, i cili duhet së pari të kalojë në Kuvend edhe në lexim të dytë, qytetarët do të njoftohen përmes mjeteve të informimit për mënyrën e aplikimit.

“Projektligji i rimëkëmbjes ekonomike, që mundëson tërheqjen prej 10%, ka kaluar sot (12.10.2020) në lexim të parë. Parlamenti duhet të kalojë atë edhe në leximin e dytë. Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga presidenti. Në momentin që dekretohet ligji nga presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit”, njofton Trusti.

Share Messenger

Më të lexuarat