Trajneri i Portugalisë: Ronaldo do të luajë deri në moshën 40 vjeçe

Share Messenger

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, beson se sulmuesi i Juventusit Cristiano Ronaldo është në gjendje të luajë deri në moshën 40-vjeçare dhe thotë se nuk pret që ai ta ulë nivelin.

Kapiteni i Portugalisë i shënoi 101 gola për ekipin kombëtar dhe po vazhdon të mahnitë në fanellën e Juventusit, që prej se iu bashkua në korrik të vitit 2018.

Ai i ka shënuar 68 gola në 91 ndeshje garuese për bardhezinjtë.

Trajneri i Portugalisë Santos beson se 35-vjeçari, i cili i ka shënuar tri gola tashmë në Serie A këtë sezon, mund të luajë edhe për pesë vjet të tjera.

“Cristiano është i gatshëm të luajë deri sa t’i mbushë 40 vjet, por ai nuk e di nëse do të ndodhë kështu. Mund të ndodhë që dikur ndihet se nuk i ka më kushtet për të vazhduar”, tha Santos.

“Ai nuk është lojtar i cili do ta ulë nivelin, kur ndihet që nuk mundet më, ai nuk do të vazhdojë”, shtoi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat