Trajneri i Kroacisë flet për Kosovën, ja cfarë thotë

Share Messenger

Trajneri i Kroacisë, Ante Caciq e ka pranuar se Kombëtarja e Kosovës është duke u rritur nga ndeshje në ndeshje

Ai po ashtu e pranoi se Kosova do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë për të gjitha shtetet që do të luajnë deri në fund të këtij cikli kualifikues.

“Gjatë tërë kohës e kemi pasur iniciativën, por ka qenë shumë e vështirë se Kosova është mbrojtur shumë mirë, tha fillimisht Caciq gjatë konferencës për media.

“Kosova nuk më ka befasuar, sepse që sa javë e kam paralajmëruar se do të jetë një lojë shumë e rëndësishme. Kosova është duke u rritur nga ndeshja në ndeshje, por edhe moti u ka shkuar për shtati, sepse është më lehtë të mbrohesh në kushte të tilla”, vazhdoi ai.

“Por, kushdo që do të luajë kundër Kosovës deri në fund të këtyre garave do ta ketë shumë të vështirë”.

Kosova në ndeshjen e sotme u mposht 1:0 nga Kroacia, me golin e vetëm të shënuar nga Domagoj Vida në minutën e 74’.

Share Messenger

Më të lexuarat