Torres: Investimet amerikane janë votë besimi për të ardhmen e Kosovës

Share Messenger

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC-së. Ai tha se investimet amerikane janë votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe vibrante, shkruan Express.

Torres në një postim në Twitter uroi Kosovës për sigurimin e këtij granti.
“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh MCCgov, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e vibrante”, ka shkruar Torres.

Kjo marrëveshje është nënshkruar mbrëmë në Kongres, ndërsa sot u ratifikua në Kuvendin e Kosovës.

Pro kësaj marrëveshje ishin të gjithë deputetët e pranishëm, ndërkaq asnjë nuk abstenoi dhe nuk votoi kundër.

Share Messenger

Më të lexuarat