Tifozët e Arsenalit i shkruajnë Wengerit: Na fal, ti na bëre ekip të madh, të duam

Share Messenger

Pas humbjes turpëruese në Emirates kundër Manchester Cityt, disa tifozë të Arsenalit i kanë shkruar hapur legjendës së klubit Arsene Wenger.

Më shumë se një vit e gjysmë pas largimit të Wengerit, tifozët e këtij klubi duket se kanë filluar ta kuptojnë se problemi ishte te zyrtarët e lartë dhe jo te trajneri.

Janë të shumtë ata që tashmë po kërkojnë rikthimin e 70 vjeçarit në krye të klubit.

Ja çka thotë një mesazh emocional i njërit prej tyre:

I dashur Arsene Wenger, të lusim të na falësh që ishim të këqij me ty pasi na bëre ekip të madh në mbarë botën. Të paktën tash e dimë që ky klub nuk e meritonte një personalitet aq të madh e karizmatik si ju. Unë rashë në dashuri me këtë klub shkaku juaj. Dhe po e humbas atë dashuri shkaku i mungesës tënde. Ju ishit i vetmi që i bënte për këtë klub.

Share Messenger

Më të lexuarat