I thonë se e ka harruar gjuhën shqipe, “shpërthen” Almeda Abazi!

Share Messenger

Së fundi Almeda Abazi shpërndau disa video ku reklamon disa produkte për fytyrë.

Në video, ajo flet turqisht, e në lidhje me këtë ka marrë mesazhe nga ndjekësit e saj kinse e ka harruar gjuhën shqipe.

Por reagimi i saj ishte mjaft i shpejtë.

Ajo tha se videoja ka të bëjë me një markë turke prandaj detyrimisht duhet të flas në gjuhën turke.

Më tutje ajo tha se nuk e ka harruar asnjëherë gjuhën shqipe dhe se shumicën e rasteve flet edhe shqip.

Në fund Almeda tha se nuk është nevoja ta shajnë, por t’ia bëjnë unfollow nëse nuk e pëlqejnë.

Share Messenger

Më të lexuarat