Thaçi thirrje Kurtit: Të shkarkuan, uzurpator lëshoje zyren e kryeministrit

Share Messenger

Presidenti i Kosoves i ka bërë thirrje ish Kryeminister ta lëshon zyren e kryeministirt pasi sipas tij është shkarkuar.

Pas votimit të Qeverisë së re të Kosovës në krye me Avdullah Hotin, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën uroj qytetarët dhe LDK-në për qeverinë e re.

Thaçi tha se pret nga Qeveria e re ndërtimin e raporteve me SHBA-në e cila tha ai se është jetike për vendin.Me tej, Thaçi tha se e mirëpret zotimin e Hotit për të udhëhequr me sfidat e pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.“Dua të uroj qytetarët për qeverinë e re deputetët për votimin e qeverisë Hoti, është një ditë e rëndësishme pasi u vendos edhe një gur tjetër i shtetësisë, dëshiroj të uroj kryeministrin hoti.

E mrëpres zotimin e tij që do të udhëheq me sfidat me pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike, edhe zotimin në sfidat afatgjata dhe prioritetet. Si dhe vazhdimin e dialogut me të gjithë liderët politik, për mardhënie speciale me SHBA-në. Raportet e mira me Amerikën mund të sigurojnë një të ardhme për vendin tonë”, u shpreh Thaçi.

I pari i shtetit i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare që të punojnë në liberalizimin e vizave për Kosovën.Mes tjerash, Thaçi kërkoj nga Albin Kurti lirimin e zyrave pasi tha ai se pas shkarkimit Kurti po tregohet edhe me qesharak.“Presim nga qevria që të vazhdoj reformat në ekonomi… për të garantuar pace dhe stabiletet në vend. Sot i bëj thirrje BE-së dhe vendeve anëtare që të përgjigjen pozitivisht të mos vonohen në procesin e liberalizimit të vizave.“Nga kurti kërkohet pranim -dorzim sa më i lehtë, barrikadim në zyrën e uzorpuar, ai pas shkarkimit po tregohet edhe më qesharak kërkohet të punojnë të gjithë bashk”, shtoi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat