Thaçi te familja e Rugovës: Uron themelimin e Ushtrisë së Kosovës

128 Shares Share Messenger

Presidenti i Republikës së Kosovës ka vizituar sot familjen e ish-Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, për t’ju uruar themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe festat e fundvitit.

Tutje, i pari i vendit ka thënë se trashëgimia shtetformuese e presidentit Rugova dhe vlerat që ka përfaqësuar ai do të jenë udhërrëfyes edhe në fazën përfundimtare të konsolidimit të shtetit të Kosovës.

‘Mesazhet e përhershme për dialog, bashkëpunim e unitet të brendshëm duhet të jenë parimet bazë të veprimit të gjithë spektrit politik, bashkë me partneritetin dhe besimin tek SHBA-ja dhe partnerët evropianë.

Besoj që këto vlera e parime do të respektohen nga të gjithë edhe në këtë fazë përfundimtare të dialogut Kosovë – Serbi, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara,’ ka përfunduar Thaçi.

Bashkë me Thaçin ishin edhe dy zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi.

Share Messenger

Më të lexuarat