Thaçi sot përballë Prokurorit të Specializuar në Hagë

Share Messenger

Presidenti i Hashim Thaçit sot do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit të Sepcializuar në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte.

Ai ka mbërritur në Hagë dje, ndërsa paraprakisht në një intervistë për Top Channel, Thaçi tha se sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UCK-s që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara ,edhe ai i është përgjijgur njejtë.

“Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara, por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë”, deklaroi Thaçi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar para dy javësh njoftoi se ndaj ish-drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, është deponuar aktakuza në Dhomat e Specializuara.

Një gjykatës i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara ka afat që deri më 24 tetor që ta konfirmojë ose ta hedhë poshtë aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Prokurori i Specializuar e kishte vlerësuar të domosdoshme nxjerrjen e njoftimit publik për akuzat, për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara.

Ndonëse presidenti ka vazhduar të qëndrojë në zyrë, ai ditëve të fundit i ka pezulluar aktivitetet publike duke iu kthyer vizitave te memorialet, ish-bashkëluftëtarët dhe familjet e dëshmorëve. Një ditë para intervistimit, Thaçi ka bërë homazhe edhe te varri i ish-veprimtarit dhe të burgosurit politik, Adem Demaçi.

Para shkuarjes në Hagë, Thaçi u zmbraps edhe nga hezitomi për t’ia vazhduar mandatin misionit të EULEX-it, i cili është i ndërlidhur edhe me Gjykatën Speciale.

Ky mision vazhdon ta menaxhojë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe u ndihmon Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me mbështetje logjistike dhe operacionale.

Share Messenger

Më të lexuarat