Thaçi: Sot, patriotizëm është t’i ruajmë heronjtë tanë – mjekët, ta duam njëri-tjetrin nga largësia

Share Messenger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, përmes një mesazhi në Facebook shkruan se sot ‘qytetari e përgjegjshme është nëse ia shprehim dashurinë e respektin njëri – tjetrit nga largësia”. E patriotizëm, sipas Thacit sot është nëse ruajmë heronjtë tanë, që sipas tijm janë personeli mjekësor.

Ai shkruan:

Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nga familja dhe shoqëria, nga vendet e punës, me masat e ndërmarra parandaluese, nuk ka qenë i lehtë për asnjë prej nesh. Kjo është kohë e rëndë për të gjithë!

Por, sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet përgjegjëse.

Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia.

Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi.

Sa më të kujdesshëm që tregohemi tani, aq më shpejtë do të mund t’i rikthehemi normalitetit.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët! HTH

Share Messenger

Më të lexuarat