Thaçi solidarizohet me SHBA’të: Ngushëllon familjet e mbi 12 të vdekurve nga koronavirusi

Share Messenger

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është solidarizuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas rritjes së numrit të viktimave nga pandemia Covid-19 atje, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka ngushëlluar familjet e viktimave, duke thënë se momente si këto janë kohë për të reflektuar për ndikimin tonë në këtë kohë pandemie dhe të qëndrojmë në shtëpi, në mënyrë që të parandalohet sa më shumë përhapja e këtij virusi vdekjeprurës.

“Zemrat dhe mendjet tona janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek shohim rritjen e numrit të viktimave të virusit COVID19. Ngushëllime familjeve të viktimave. Momente si këto janë kohë për të reflektuar për ndikimin tonë në këtë kohë pandemie dhe të qëndrojmë në shtëpi, që t’i ulim shansat e shpërndarjes dhe të shpëtojmë jetë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Kujtojmë se pas Europës, ky virus ka arritur të përhapet në përmasa të mëdha edhe në SHBA, ku deri më tani rreth 13 mijë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit nga virusi korona.

Share Messenger

Më të lexuarat