Thaçi nga takimi me Pompeon: Kosova së shpejti në NATO

Share Messenger

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Thaçi ka treguar se me Pomepon kanë biseduar për rrugëtimin e Kosovës e cila është në përputhje të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti ka deklaruar Kosova gëzon marrëdhënie të shkëlqyer me SHBA’të dhe po vazhdon t’i thellon ato edhe më shumë.

Ai ka falënderuar Sekretarin Pompeo për angazhimin dhe përpjekjet e tij për integrimin e plotë të Kosovës në familjen Euro-Atlantike në NATO.

“Një shkëmbim i shkëlqyeshëm dhe dakordim për rrugëtimin përpara. SHBA & Kosova gëzojnë marrëdhënie të mrekullueshme dhe do të vazhdojmë t’i thellojmë. Ju faleminderit Sekretari Pompeo për përkushtimin tuaj në mbështetjen e integrimit të plotë të Kosovës në familjen Euro-Atlantike. Kosova është e bekuar me besimin dhe partneritetin e SHBA’së”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Po ashtu Thaçi ka shfrytëzuar që nga ky takim ta publikon edhe një video nga takimit i tij me Pompeon.

Share Messenger

Më të lexuarat