Thaçi kritikon vendimin për futjen në izolim të shtetasve të Shqipërisë, e quan Kurtin “uzurpator”

Share Messenger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për vendimin e tij që qytetarët e Shqipërisë që vijnë në Kosovë të dërgohen në karantinë 7 ditore. Ai po ashtu ka thënë se Kurti i ka hapur derën Serbisë në njërën anë dhe se ja ka mbyllur Shqipërisë në anën tjetër. Ai i ka quajtur vendimet si absurde dhe e ka cilësuar Kurtin si “uzurpator”.

‘’Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës’’, ka thënë Thaçi duke akuzuar Kurtin se po keqpërdor edhe Policinë e Kosovës.

‘’Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave.’’

Vendimet e Kurtit ai i ka quajtur ‘’absurde”.

‘’Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë’’

Thaçi shton se Kurti e ka uzurpuar zyrën dhe se veprimet e tij janë vetëm “shqelma të fundit”

‘’Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar!’’

Share Messenger

Më të lexuarat