Thaçi: Faleminderit SHBA që po na siguron se marrëveshjet sekrete janë spekulime

Share Messenger

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falenderuar SHBA’në për reagimin e sontëm, ku u sigurua se nuk ka marrëveshje sekrete me Serbinë dhe ka kritikuar ata që po spekulojnë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se qëndrimi i SHBA’së është sigurues.

“Faleminderit për këtë qëndrim sigurues. Duhet ta përdorim momentumin dhe mbështetjen e SHBA-së për rinisje të dialogut dhe arritje të marrëveshjes përfundimtare, njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm për këtë synim”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se sot Departamenti i Shtetit Amerikan ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit në largim, Albin Kurti, i cili tha se ka një marrëveshje sekrete mes dy vendeve.

SHBA siguron se këto spekulime nuk janë të vërteta dhe se shkëmbimi i territoreve nuk është pjesë e asnjë marrëveshje.

Share Messenger

Më të lexuarat