Thaçi: Dialogu është në fazën përmbyllese!

Share Messenger

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë për televizionin publik ka folur për raportet që duhet ti ketë Kosova me Serbinë.

Thaçi, tha se kjo është faza finale në procesin e dialogut me Serbinë.

Dialogu me Serbinë sipas tij, e ka pasur efektin dhe i gjithë procesi duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës nga shteti i Serbisë. Ai ka theksuar se dialogu me Serbinë ka ndryshuar edhe situatën në pjesën në veri të Kosovës, duke përmendur doganierët në veri, mbajtjen e zgjedhjeve dhe siç tha ai, ka mbetur integrimi i sistemit të drejtësisë.

“Është një fazë e re me përmbyllje historike të këtij procesi pas një konflikt për më shumë se 100 vjeçar në permasa gjenocidiale”, tha Thaçi.

Sipas tij, procesi i dialogut është një proces jo i lehtë dhe i ndjeshëm , por që siç tha ai, Kosova do ta realizojë aspiratën e vet si shtet i pavarur dhe sovran.

Share Messenger

Më të lexuarat