Thaçi dëshiron të lidhë Prizrenin me një qytet të Japonisë

Share Messenger

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar takimet në ish-kryeqytetin e Japonisë , ku është takuar me Guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki, dhe kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit.

Thaçi, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se me Guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki, nënkryetarin e Odës Ekonomike, i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës.

“Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit. Kyoto dikur ishte kryeqytet i Japonisë për 1000 vjet, sot paraqet ndërthurje të bukur të tradicionales dhe bashkëkohores, më shumë se çdo qytet tjetër në Japoni, njëjtë si Prizreni në Kosovë”, ka shkruar Thaçi.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Me Guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki, nënkryetarin e Odës Ekonomike, i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, kemi biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit. Kyoto dikur ishte kryeqytet i Japonisë për 1000 vjet, sot paraqet ndërthurje të bukur të tradicionales dhe bashkëkohores, më shumë se çdo qytet tjetër në Japoni, njëjtë si Prizreni në Kosovë.

Share Messenger

Më të lexuarat