Tërmet dhe cunami në Mal të Zi? Flasin sizmologët malazezë (Foto)

Share Messenger

Pas paralajmërimit që patën për Serbinë që është në rrezik nga tërmete të fuqishme të cilat mund të arrijnë deri në 6,6 shkallë të Rihterit, kanë hulumtuar dhe kanë ardhur në përfundim që ekziston rrezik që tërmetet të prekin edhe Malin e Zi.

Martin Cavelis nga Instituti Hidrometeorologjik dhe Sizmologjik i Malit të Zi nuk e mohon mundësinë që ai tërmet shkatërrues të prekë edhe këtë vend, por siç thotë ai është shumë e vështirë të dihet se kur do të ndodhë tërmeti, sot apo mbas 100 viteve, transmeton Gazetametro.net

“Ekziston mundësia që tërmeti të na godet në 100 vitet e ardhshme, por kjo nuk do të thotë që tërmeti do të na godet sot. Mund të ndodh edhe sot, kësaj nuk i dihet, po më duhet ta theksoj se kur po them do të ndodh 100 vitet e ardhshme, kjo mund të ndodh edhe sot, pra nuk dimë datë të saktë”, ka thënë Cavelis dhe ka shpjeguar se asnjë shërbim sizmologjik nuk po japin parashikime që dëshmojnë se do të goditen nga tërmeti:

“Ne bëjmë parashikime për 100 deri në 150 vjet e shohim se sa të fuqishëm mund të jenë tërmetet dhe  në bazë të kësaj në e bëjmë edhe hartën dhe në bazë ët kësaj në mund të themi për shembull, në mal të Zi në këtë pjesë ku dikush dëshiron të ndërtojë ndërtesë, i thuhet që mund në 50 vitet e ardhshme të goditet nga tërmetet. Pastaj ndërtuesit e asaj ndërtese pajisen me pajisjet adekuate që mund ta përballojë atë forcë”.

Në pyetjet se kur Malin e Zi do ta godet tërmeti, a do të shkaktonte cunami në bregdet, Cavelis ka shpjeguar se cunami i shkaktuar nga tërmeti në këtë vend është i pamundur, por që një valë më e madhe nga Mesdheu mund të godet Malin e Zi .
“Cunami në Mal të Zi, më saktë në Adriatik është i pamundur. Ekziston mundësia që të vjen ndonjë valë më e madhe nga Mesdheu, por për shkak të shkëmbinjve apo thellësisë të detit praktikisht është e pamundur. Mund të vij ndonjë vale prej 20-30 centimetrave dh ta vërshoj plazhin, po cunami serioz është i pamundur”, ka përmbyllur Cavelis.

Share Messenger

Më të lexuarat