Tërhiqet shorti për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, këto janë grupet

Share Messenger

Është tërhequr shorti i fazës së grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Botërori këtij viti është i veçantë pasi që do të zhvillohet në fund të vitit dhe jo gjatë verës si herëve të kaluara.

“Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor.

Grupet:

Grupi A: Katari, Ekuadori, Senegali, Holanda.

Grupi B: Anglia, Irani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uellsi/Skocia/Ukraina.

Grupi C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia.

Grupi D: Franca, Peru/Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe, Danimarka, Tunizia.

Grupi E: Spanja, Kosta Rika/Zelanda e Re, Gjermania, Japonia.

Grupi F: Belgjika, Kanada, Maroku, Kroacia,

Grupi G: Brazili, Serbia, Zvicra, Kameruni.

Grupi H: Portugalia, Ghana, Uruguai, Korea e Jugut.

Share Messenger

Më të lexuarat