Tensione te PSG, Neymar e pëlqen një postim në Twitter që kritikonte Mbappen

Share Messenger

Neymar e ka pëlqyer një postim në Twitter që kritikonte Paris Saint-Germain që e bëri Kylian Mbappe gjuajtësin e parë të penalltive përpara sulmuesit brazilian, i cili shënoi dy herë në fitoren 5-2 të ekipit të tij ndaj Montpellier të shtunën.

Mbappe mori përgjegjësinë, por dështoi të shënonte nga pika në pjesën e parë, megjithatë Neymar nuk humbi kur iu dha mundësia për të goditur një penallti pas pushimit.

“Tani është zyrtare, Mbappe është ekzekutuesi i penalltive në PSG”, lexohej në Twitter të postuar nga përdoruesi Neymargiabr dhe që u pëlqye nga ish- ylli i Barcelonës

“Është e qartë se kjo është një gjë e kontratës, sepse në asnjë klub në botë, Neymar nuk do të ishte ai i dyti, asnjë. Duket se për shkak të kontratës [vazhdim], Mbappe zotëron PSG -në!!!”, thuhej tutje në postim

Neymar tani ka shënuar tre herë në dy ndeshjet e para të PSG -së këtë sezon, ndërsa Mbappe arriti të gjejë rrjetën në fillimin e tij të parë në Ligue 1 në sezonin 2022/23.

Share Messenger

Më të lexuarat