Tensione Rusi-Zvicër, përmenden bombardimet e NATO-s në vitin 1999

Share Messenger

Deklarata e presidentit të Zvicrës, Ignazio Cassis, se agresioni i Rusisë në Ukrainë shënon fundin e një periudhe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ku asnjë shtet sovran dhe demokratik nuk kishte pësuar nga ndonjë sulm, ka nxitur reagimin e ashpër të Moskës.

Zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova, ka reaguar për këtë deklaratë të Cassis të dhënë në intervistën për Le Quotodien teksa kishte folur për zhvillimet e fundit në botë.

Nga MPJ ruse edhe në këtë kundërpërgjigje ndaj presidentit të Zvicrës kanë përdorur propagandën e tyre se kinse ka qenë NATO që me bombardimet në vitin 1999 e “kishte prishur një rend të tillë”.

“Dëshirojmë t’i kujtojmë kreut të shtetit zviceran se ishin bombardimet dhe sulmet me raketa të NATO-s në vitin 1999 kundër qyteteve paqësore në Jugosllavi që minuan themelet e epokës së pasluftës dhe prishën të drejtën ndërkombëtare. Të harrosh këto fakte historike dhe të interpretosh lirshëm ato për t’iu përshtatur agjendës aktuale politike është krejtësisht e papranueshme”, thuhej në reagimin e MPJ-së së Rusisë.

Share Messenger

Më të lexuarat