Telekom Sllovenia ia vazhdon mandatin drejtorit aktual të Ipko’s deri në vitin 2022

Share Messenger

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Sllovenisë ia ka vazhduar mandatin Drejtorit ekzekutiv të IPKO’s në Kosovë, Robert Erzin deri më 2022..

Vendimi që Erzin të mbetet në krye të IPKO’s është marrë bazuar në suksesin e tij si menaxher, pasi IPKO ka shënuar rritje të vazhdueshme në treg, prej kur Erzin u zgjodh në këtë post më 2011.

Brenda një periudhe prej 7 vitesh, Erzin, si drejtor i IPKO’s e ka rritur pjesëmarrjen e IPKO’s në tregun kosovar të telefonisë mobile nga 25 në 36 përqind, edhe pse tregu kosovar i telefonisë ka ndryshuar vazhdimisht.

Përveç kësaj, Erzin ka arritur të rrisë të ardhurat nga telefonia mobile, edhe pse tregu ka qenë gjithnjë nën performanca negative. Në shërbimet tjera që ofron, IPKO është lider në treg më 50 përqind të pjesëmarrjes, ndërsa brenda këtyre viteve operatori e ka rritur prezencën në shërbimet e internetit dhe televizionit.

Robert Erzin ka arritur ta rrisë investimin kapital të kompanisë në rreth 300 milionë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat