Të padëgjuara më herët, Nexhat Daci vjen me një rrëfim për fëmijërinë e tij

Share Messenger

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Nexhat Daci është i ftuar në emisionin Tête-à-Tête.

Ish-kryetari i Kuvendit thotë se që në shkollë fillore ka qenë nxënës i dalluar.

“Është e pabesueshme por unë kam qenë në Tërnoc në shkollë fillore. Prej klasës së parë dhe krejt shkollimin pastaj gjithmonë kam qenë prijës ose udhëheqës i ekipeve”, tha Daci.

“I kam kujtimet më të mira të mundshme dhe mund të ju them se i kam dhënë të gjitha provimet në një afat”, theksoi ai.

“Kam pas një ëndërr që unë mundem me mbërri shumë”, tregoi Daci.

Foli edhe për vendlindjen.

“Fshati më i madh në Jugosllavinë e Titos i njohur për të gjitha tregtitë e këqija, armë drogë….krejt shokët e mi kanë qenë materialistë më mirë se unë …. m’kanë thanë: ky budalla s’din veç me mësu…”, tha Daci.

Share Messenger

Më të lexuarat