A do të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën deri në fund të vitit, ja lajmi i fundit

Share Messenger

Franca dhe Holanda janë dy vendet e vetme të zonës Schengen që kanë kundërshtuar fuqishëm liberalizimin e vizave për Kosovën, ku deri tani ka mbetur pezull kjo çështje pavarësisht plotësimit të kritereve nga shteti kosovar.

Kryeministri Avdullah Hoti, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës më 26 dhe 27 nëntor do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe ajo e Francës, me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave, me Kosovën që synon të bindë shtetin francez për t’ia mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas takimit teknik pritet edhe një takim politik në nivel të ministrive të brendshme.

Postimi i plotë nga Hoti:

Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave.

Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.

Aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Presidentit të Republikës së Francës z. Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme.

Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve.

Share Messenger

Më të lexuarat