Të hënën rihapen këto biznese, qyetetarët do të lëvizin dy herë nga 120 minuta

Share Messenger

Nga dita e hënë, 18 maj do të këtë lehtësim të masave në kohë pandemie. Me ç’rast do tëhapen disa biznese, dhe qyetetarët do të mund të lëvizin dy herë në ditë nga 120 minuta.

Kryeministri në detyrë Albin Kurrti ka njoftuar se nga dita e hënë, 18 maj 2020, do të hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave.

“Kjo do të thotë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Nga dita e hënë, 18 maj 2020, do të hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave. Kjo do të thotë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.

Do të rihapen këto biznese:

1.Floktarët dhe sallonet e ondulimit
2.Stomatologët dhe fizioterapeutët
3.Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër
4.Gastronomia (merre-me-vete, take away)
5.Transporti hekurudhor
6.Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta)
7.Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe
8. Hapja e galerive dhe muzeve.

Do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

Dy javët e fundit janë shumë të mira sa i përket luftimit të pandemisë COVID-19, por jo edhe katër ditët e fundit: sonte janë 10 të infektuar e vetëm një i shëruar, dje kanë qenë 18 të infektuar e 19 të shëruar, pardje 8 të infektuar e asnjë i shëruar, kurse para tri ditëve 24 të infektuar e 14 të shëruar.

Prandaj, çdo lëvizje është e arsyeshme vetëm nëse është e domosdoshme. Me kujdes të shtuar të vazhdojmë të mbajmë distancën, të vendosim maska fytyrës e të ruajmë pastërtinë.

Përndryshe, duhet t’i rikthejmë masat rigoroze sepse do të na rikthehet vala e pandemisë së virusit Corona. Por, bashkë, ama vetëm bashkë, do të fitojmë.

Share Messenger

Më të lexuarat