Talenti shqiptar futet në histori të Kombëtares së Shqipërisë

Share Messenger

Mario Mitaj luajti ka debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë, duke shuar kështu çdo dëshirë dhe mundësi që në të ardhmen të aktivizohet me Greqinë, e cila e ka kërkuar me ngulm.

Mbrojtësi i AEK-ut u hodh në fushë ndaj San Marinos, duke bërë debutimin zyrtar me fanellën “kuqezi”, në fitoren e Shqipërisë me rezultat 2:0.

Më herët, nën drejtimin e trajnerit Edi Reja, një tjetër i ri ka bërë debutimin me Shqipërinë, dhe ai është qendërmbrojtësi Ramen Çepele.

Mirëpo, ky i fundit mbetet ende rekordmen për nga mosha, pasi për Mitajn, vetëm 2 ditë ia djegin mundësinë për të qenë djaloshi më i ri që vesh fanellën e Kombëtares shqiptare.

Teksa të dy kanë luajtur në moshën 17-vjeçare, për Mitajn dita e djeshme datonte 17 vite e 237 ditë, ndërsa Çepele ka luajtur 17 vite e 235 ditë.

Mitaj dhe Çepele lënë pas vetes emra si Iljaz Çeço, Blendi Nallbani etj. /Panorama

Share Messenger

Më të lexuarat