Takuan Cristiano Ronaldon, prapaskenat e punës ne aeroportin e Tiranës

Share Messenger

Aeroportet janë vendet më të frekuentuara dhe 24 orë në gatishmëri të udhëtarëve. Për shkak të stresit apo nxitimit për të kapur fluturimin, shpesh nuk i kushtojmë rëndësi atyre që kujdesen për mbarëvajtjen e rrugës që po ndërmarrim. Të tillë punëtorë “të heshtur” janë Haxhi Cangu shofer i shërbimeve të tokës dhe Eduard Panariti Menaxher i operimeve në detyrë në aeroportin e Tiranës. Të ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, zotërinjt rrëfyen prapaskenat e më shumë se 30 viteve në krye të detyrës.

“Është kënaqësi të punosh në aeroport. Është akoma privilegj si në 88tën. Asgjë nuk është e vështirë, dua të jem aty deri në fund. Nuk ka lodhje nëse ndjek rregullat dhe punën e ke me qejf.”- shprehu Haxhi Cangu.

Ndonëse puna e tyre shoqërohet me përgjegjësi, ata kanë pasur ploit mundësira për të shijuar. Një prej tyre është takimi me personalitete të ndryshëm të jetës publike, qofshin ata politikan apo personazhe VIP. Eduardi zbulon se në një nga ditët e tij të zakonshme të punës, pasi shansin të bëj një fotografi me Kristiano Ronaldon.

“Ai hyri normal, unë isha para, piloti mbrapa meje dhe i treti Ronaldo. Pastaj nxorrëm transit, mori edhe Pepen me avionin e tij. Deri te avioni asnjë nuk pranoi të bënte foto. Në zbritje i fundit fare isha unë, të shkallët e avionit i thashë mund të bëjmë një foto. Po tha, dhe përfitova nga momenti. Ne kemi shansin e madh që jemi aty. Personalitete ka pasur shumë. Psh në 90tën, mbaj mend ka ardh Nënë Tereza, Papa Gjon Pali, ish sekretari i shtetit amerikan James Baker.”

Fluturimi me mjetin e ajrit shoqërohet edhe me frikë nga individë të caktuar. Por zotërinjtë shprehin se asgjë nuk duhet t’i shqetësojë, pasi stafi kujdeset në detaj që çdo gjë të shkojë siç duhet.

“Siguria e aeroportit dhe e avionit është më e madhe se çdo gjë tjetër. Me statistika, nuk ndodhi aksidente për shkak të teknikës. Udhëtari sheh vetëm mbylljen e derës, ngritjen dhe uljen. Por është një staf i tërë që punon për mirëmbajtjen e atij avioni. Piloti nëse nuk e ka të sigurt, nuk niset asnjëherë.”

Share Messenger

Më të lexuarat