Takimet me Albin Kurtin – Institucioni i vetëm i BE-së që e njeh flamurin e Kosovës

Share Messenger

Parlamenti Evropian është institucioni i vetëm që e njeh flamurin e Kosovës, raporton GE.

Në vizitën dy ditore të kryeministrit Albin Kurti në Bruksel dhe në takimet zyrtare që ka pasur me përfaqësuesit e institucioneve evropiane, vetëm Parlamenti Evropian ka shfaqur flamurin e Kosovës në prapavijë në takimin mes Presidentit të PE-së, David Sassoli dhe kryeministrit Albin Kurti.

David Sassoli president i Parlamentit Evropian dhe Albin Kurti kryeministër i Kosovës
Përshkak të pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, institucionet kryesore të BE-së dhe vet Bashkimi Evropian mban qëndrim neutral karshi statusit të Kosovës si shtet.

Por në takimin që ka pasur kryeministri Kurti në Parlamentin Evropian, ky institucion ka shfaqur flamurin e Kosovës në prapavijë.

Njëjtë nuk ka ndodhur me takimet që ka pasur shefi i ekzekutivit kosovar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.

Kryeministri Kurti sot kthehet në Prishtinë, pas takimeve që ka pasur në Bruksel.

Share Messenger

Më të lexuarat