Tahirsylaj tregon se kur do të bjerë borë në Kosovë

14 Shares Share Messenger

Kosova po vazhdon të përcillet me temperatura të nxehta ani se ka javë që kemi hyrë në stinën e dimrit. Këto masa ajrore pritet që ta përcjellin vendin edhe për disa javë. Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, thotë se dimri nuk do të sjellë shumë borë në Kosovë dhe se borë pritet të bije gjatë fundit të nëntorit.
Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka folur për motin që do të mbretërojë në Kosovë gjatë stinës së dimrit. Ai për Gazetën Express ka deklaruar se vendi do të vazhdojë të përcillet me temperatura të ngrohta.

“Gjendja sinoptike është nën ndikimin e masave ajrore që kanë ardh nga Afrika Veriore. Kanë veti të ndryshme fizike dhe gjatë kësaj jave nuk pritet një shkallë e lartë të kondenzimit deri në fund të javës do të kemi mot relativisht të nxehtë. Mëngjeset do të jenë të ftohta Dhe gjatë kësaj kohe temperaturat mundë të shkojnë deri në 18 gracë celsius”, ka deklaruar Tahirzylaj.

Tutje ai është shprehur se borë në Kosovë pritet që të bije gjatë fundit të nëntorit. Por i8nteniztei i saj nuk pritet që të jetë i madh.

“Bora pritet që të bije diku ka fundi i muajit në vendet- kodrinore malore ku zakonisht janë reshje të intensitetit të dobët. Temperaturat më të larta minimale pritet që të sillen prej 18 deri në – 20 gradë celsius”, ka thënë tutje eksperti i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Share Messenger

Më të lexuarat