“Ta kisha ditë kisha marrë fërtere me veti”, Përparim Rama ironizon me sulmuesit që e gjuajtën me vezë

Share Messenger

Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama është sulmuar me vezë në një takim të sotëm që ka pasur me qytetarë në Vranjevc.

Pas kësaj, Rama, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ironuzuar me personat që e kanë sulmuar, duke thënë se ‘ta kish ditë kisha marrë fërtere me veti’.

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se kandidati i këtij subjekti për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar me vezë nga një grup i të rinjëve.

Ajo për GE ka thënë se grupi që gjuajti me vezë brohorisnin “Vetëvendosje”.

Ndërsa, lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Qendra e VV-së në Prishtinë ka thënë se sulmi me vezë ndaj kandidatit të LDK-së për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, nuk është bërë nga anëtarët e tyre.

https://www.instagram.com/challenge/?next=/perparimrama2021/%253Futm_source%253Dig_embed%2526ig_rid%253D900d0015-652e-4ca9-beda-152c23cecc46

Share Messenger

Më të lexuarat