Super Lajm: 95 persona në konvikt rezultojnë negativ për koronavirus, sot lirohen për në shtëpi

Share Messenger

95 persona që po qëndronin tashmë e disa javë të izolur në konviktet e studentëve në Prishtinë, kanë rezultuar negativ me koronavirus dhe sot do të lirohen për në shtëpi, shkruan Gazeta Metro.

Testimi i këtij grupi u bë dje dhe ky është grupi i tretë nga Qendra e Studentëve.

Kjo është bërë e ditur nga Izet Sadiku, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili ka konfirmuar se grupi në fjalë lirohet sot në shtëpi.

” Karantina- COVID19 Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve.Janë testuar 95 persona 0për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!Nesër (e dielë) ky grup lirohet në shtëpi!#rrinshpi“, ka shkruar Sadiku.

Kujtojmë se në Kosovë deri tash ka 140 të infektuar me koronavirus, 23 prej tyre janë shëruar dhe një ka ndërruar jetë.

Share Messenger

Më të lexuarat