Super futbollisti nga Kosova, bëhet kapiten i Zvicrës kundër Suedisë

25 Shares Share Messenger

Zvicra me kapiten kosovar në ndeshjen e radhës ndaj Suedisë në Kampionatin botëror 2018.

Stephan Lichtsteiner është i suspenduar andaj Zvicra do të ketë një kapiten të ri në ballafaqimin me Suedinë.

Ai pritet të jetë mesfushori kosovar, Valon Behrami.

Kjo është konfirmuar nga mediat zvicerane, që shprehen se Behrami do të jetë kapiteni i kombëtares zvicerane në këtë sfidë.

“Është një nder që me jepet mundësia të mbaj shiritin e kapitenit në një Kupë Bote, një shtysë për të dhënë edhe më shumë në fushë. Jam krenar që mbaj të veshur këtë fanellë”, u shpreh Valon Behrami.

Share Messenger

Më të lexuarat