Suedia e nënvlerësoi Koronavirusin, sot ka përqindjen më të madhe të vdekjeve në botë

Share Messenger

Suedia ka përqindjen më të madhe të vdekjeve nga coronavirusi për kokë banori në shtatë ditët e fundit – ku po cilësohet si përqindja më e madhe në botë pas izolimit nga COVID-19.

Suedia ka 6.08 vdekje në ditë për një milion banorë, dhe atë ritëm po e mban që nga 13 maji. Është një përqindje shumë më e lartë sesa në vendet e tjera si Britania e Madhe (5.57), Belgjika (4.28), Italia (2.97), Spanja (2.62) dhe Franca me (2.26). Por janë vetëm Shtetet e Bashkuara, ato që kanë përqindjen më të madhe për kokë banori.

Megjithatë shifrat po ndryshojnë varësisht nga vendi. Në Spanjë numri i vdekjeve për një milion banorë që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së COVID-19, është 594.12, Italia me 529.38 dhe Britania e Madhe me 512.57. Këtu Suedia është larg tyre, me 336.17 vdekje në një milion banorë.

Kujtojmë që strategjia e Suedisë që nuk praktikojnë distancën fizike sociale është kritikuar ashpër nga shumë njerëz, duke e cilësuar si eksperiment të rrezikshëm.

Share Messenger

Më të lexuarat